Site icon Telegrafi

Deschamps publikon listën për ndeshjet ndaj Holandës dhe Uruguait, ftohet edhe Martial

Didier Deschamps - France (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Didier Dechamps ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Francës.

Franca do të luajë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, ku njëra është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa tjetra miqësore.

Së pari Gjelat do të përballen me Holandën më 16 nëntor në Ligën e Kombeve, ndërsa katër ditë më vonë miqësore me Uruguain.

Lexo po ashtu Deschamps zgjidhet trajneri më i mirë i vitit nga FIFA

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka vendosur t’i ftojë 23 futbollistë për këto dy ndeshje, ku shumica nga ta janë ata të cilët ishin në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, është rikthyer në kombëtare pas një kohe të gjatë, ndërsa Alexandre Lacazette vazhdon të mbetet jashtë.

Skuadra e plotë e Francës për ndeshjet e nëntorit:

Portierët: Areola, Lloris, Mandanda

Mbrojtësit: Digne, Pavard, Sidibe, Kimpembe, Rami, Varane, Mendy, Sakho

Mesfushorët: Kante, Nzonzi, Matuidi, Pogba, Ndombele

Sulmuesit: Dembele, Griezmann, Thauvin, Fekir, Martial, Giroud, Mbappe

/Telegrafi/

Exit mobile version