Jason Derulo raportohet se ka nisur një marrëdhënie me modelen dhe aktoren 28-vjeçare, Daphne Joy, e cila ka një fëmijë me reperin 50 Cent.
“Ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Njohja është në fillimet e saj, por ata dëshirojnë shumë të rrinë bashkë”, ka deklaruar një burim për E! News, transmeton TCH.
Krijuesi i hitit “Wiggle” ka postuar një fotografi në Instagram ditën e premte, ku shihet të ketë vendosur krahun rreth Daphne, teksa kanë festuar në Londër, duke lënë kështu të nënkuptohet se ekziston diçka mes tyre.
Këngëtari 26-vjeçar është ndarë nga Jordin Sparks në shtator 2014, pas tre vitesh lidhjeje dhe në fillim të këtij viti ka deklaruar se ndihej nën presion për t’u martuar me të.