Site icon Telegrafi

Derkoski: KShZ është e gatshme të zbatojë zgjedhjet presidenciale

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkoski dhe anëtarët e KShZ-së sot ndoqën procesin e marrjes dhe shpërndarjes së materialit zgjedhor që i përpunoi shtypshkronja “Kiro Dandaro”.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e mori materialin e besueshëm, fletëvotimet dhe material tjetër që nevojiten për zgejdhjet presidenciale, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Ohër, Dibër dhe Novo Sello, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithçka është e gatshme. Anëtarët e KShZ-së e morën materialin dhe u drejtuan drejt destinacioneve të tyre për ta çuar materialin e besueshëm te komisionet komunale zgjedhore”, tha Derkoski duke shtuar se nuk pret që të ketë probleme me cilësinë e materialit votues.

Lexo po ashtu Sot dorëzohet materiali zgjedhor te komisionet komunale zgjedhore

Në konferencë për shtyp në Manastir, kreu i KShZ-së i demtanoi lajmet e rreme për pamjen e fletëvotimit.

“Dua të demantoj disa spekulime që u paraqitën në rrjetet sociale lidhur me pamjen e fletëvotimit. Ashtu siç thamë më herët, fletëvotimi përmban flamurin e shtetit tonë, numrat rendore të kandidatëve, emrin dhe mbiemrin e kandidatëve, dhe simbolet e partive politike që dhanë pajtimin për ato simbole. Shenja tjera të fletëvotimi s’ka”, tha Derkoski./Telegrafi/

Exit mobile version