Site icon Telegrafi

Derisa thekson të pasmet me bikini, Rita Ora: Mbani maskën edhe në pushime

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Ajo është duke kaluar kohën e saj më të mirë në vende më të ndryshme të botës.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila po mban të azhurnuar fansat e saj përmes imazheve të ndryshme.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur miliona ndjekës përmes disa fotografive.

E veshur me bikini me ngjyrë të kaltër, Rita ka theksuar linjat trupore, por më në pah janë vënë të pasmet e saj të formësuara.

Lexo po ashtu Rita Ora vjen tërheqëse në një pozë tjetër me bikini

Gjatë kësaj paraqitje, ajo ka pasur edhe një mesazh që i ka adresuar fansave, për rrezikun nga pandemia coronavirus.

“Mbani maskën edhe në pushime”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Kësaj radhe këngëtarja ka vendosur që flokët natyrale t’i lë të lira, ndërsa nuk ka përdorur asnjë pikë grimi.

Ditë më parë, Rita kishte publikuar prapaskenat e klipit të këngës “Body On Me”, që erdhi në bashkëpunim me Chris Brown para katër vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version