Telegrafi

Derisa te Liverpooli ishin zemërthyer në derbin me Cityn – Arthur Melo i buzëqeshte Guardiolas dhe i shtrëngoi dorën

Mesfushori i Liverpoolit, Arthur Melo, ka shkaktuar zemërimin e një morie tifozësh të The Reds, pasi braziliani u pa duke i shtrënguar dorën Pep Guardiolës pas golit të barazimit të Julian Alvarez.

Në një lojë që ata pësuan humbje 4-1 në një paraqitje të shfrenuar të Cityt, ishte Liverpooli që kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Mohamed Salah në Etihad.

Megjithatë, City u kundërpërgjigj me anë të Alvarez, i cili startoi në vend të të lënduarit Erling Haaland.

Guardiola mund të shihej duke kërcyer nga gëzimi në vijën e lojës, me trajnerin e Cityt që më pas iu drejtua lojtarit të Liverpoolit, Kostas Tsimikas në vijën e kontaktit për t’i ofruar atij një shtrëngim duarsh ndërsa mbrojtësi grek u kthye në stolin e Reds.

Ndërsa Tsimikas refuzoi Guardiolën, shoku i tij i skuadrës Arthur nuk e bëri. Mesfushori brazilian, i cili është i huazuar nga Juventusi këtë sezon, shtrëngoi dorën me trajnerin e Cityt dhe u shfaq duke buzëqeshur, duke i shqetësuar një mori tifozësh të Liverpoolit.

Në momentin e shtrëngimit të duarve, Liverpool kishte ende një shans për të luftuar kundër Cityt, me rezultatin 1-1 në pushim.

Megjithatë, City shuajti shpresat e tyre, falë golave ​​të Jack Grealish, Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan panë që lojtarët e Klopp të largoheshin kokëulur nga Etihad. /Telegrafi/