Telegrafi

Derisa spekulohet për të ardhmen e Navas, raportohet se portieri e ka rinovuar kontratën me Realin

Keylor Navas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sipas nga JugonesLa Sexta, Keylor Navas e ka vazhduar kontratën me Real Madridin gjatë dhjetorit duke ia shtuar edhe një vit kontratës së mëparshme.

Nëse ky njoftim rezulton i vërtetë, atëherë portieri kostarikan do të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021.

Keilor Navas (Foto: Azael Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Njëherësh, Jugones bën të ditur se me kontratën e re, Navas do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Lajmet për NAVAS

Është spekuluar se 32-vjeçari mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që nuk është i kënaqur me pozitën e tij në Madrid.

Sipas AS, edhe nëse e ka rinovuar kontratën, Navas do ta shqyrtojë të ardhmen e tij gjatë verës dhe mund të ndërrojë klub në afatin e qershorit.

Keylor Navas (Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Thibaut Courtois është portieri kryesor i skuadrës, ndërsa Keylor ka luajtur vetëm në Kupën e Mbretit që paraqet një rol dytësor, me të cilin ai nuk është i kënaqur.

Nëse situata mbetet e pandryshuar, portieri i Kosta Rikës do t’i shqyrtojë opsionet në fund të sezonit.

Arsenali është klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe tashmë flitet për një ofertë nga Unai Emery. /Telegrafi/