Kanë kaluar tri javë nga publikimi i këngës më të fundit të Enca Haxhisë dhe ajo është duke arritur suksese të mëdha.
“Dua” titullohet projekti i fundit i këngëtares nga Shqipëria që u shoqërua me një videoklip mjaft të nxehtë.
Videoklipi i kësaj kënge u lansua më 23 mars në YouTube dhe deri më tani numëron 7.5 milionë shikime.
Skenat e nxehta të Encës me modelin protagonist në klip, kanë bërë që videoja të shikohet akoma më shumë nga fansat e saj.
Në ndërkohë, ngritja e temperaturave ka bërë që shumë yje të sjellin imazhe nga vendet e ngrohta bregdetare.
Një fotografi të tillë e ka publikuar edhe Enca Haxhia, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale. Këngëtarja ka pozuar në ujë me kostum larjeje dhe imazhi i saj ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në Instagram.
“Jam akoma një fëmijë i gëzuar”, është përshkrimi i fotografisë. /Telegrafi/