Site icon Telegrafi

Derisa protestohej për penalltinë e dhënë, disa lojtarë të Juventusit tentonin dëmtimin e pikës së bardhë

Një episod interesant ka ndodhur në fund të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Ndeshja e së mërkurës mbrëma mes Realit dhe Juventusit ka dhuruar, gola, emocione, duele e gjithçka tjetër.

Zonja e Vjetër ishte afër të bënte befasinë, duke arritur të shkrijnë epërsinë e Realit prej 3-0 nga takimi i parë në Allianz Stadium.

Lexo po ashtu Chiellini me gjest kontravers, pyeti Marcelon "sa para kanë paguar" (Foto/Video)

Megjithatë, në minutat e shtesës gjyqtari Michael Oliver akordoi një penallti në favor të Realit, penallti e cila ishte shumë diskutabile.

Kjo penallti në favor të Realit krijoi nervozizëm tek lojtarët e Juventusit, të cilët filluan të protestonin në drejtim të gjyqtarit anglez, i cili përjashtoi me të kuq portierin Gianluigi Buffon.

Por, pas akordimit të penalltisë, derisa po protestohej nga lojtarët e Juventusit, disa lojtarë të skuadrës italiane bënë një gjë interesante.

Lexo po ashtu Buffon me fjalë të rënda për gjyqtarin në deklaratën pas ndeshjes

Futbollistët si Stephan Lichtsteiner, Sami Khedira, Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini, por edhe portieri Woijcech Sczcesny provuan ta dëmtonin pikën e bardhë, aty ku do gjuante penalltinë Cristiano Ronaldo.

Kjo gjë u vë re nga lojtarët e Realit, si Marcelo, Marco Asensio e Lucas Vazquez, të cilët ndalën lojtarët e Juves, teksa edhe rregulluan pikën e bardhë, nga aty ku Ronaldo u tregua i saktë duke ngushtuar epërsinë në 3-1 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. /Telegrafi/  

Exit mobile version