Site icon Telegrafi

Derisa pritet zyrtarizimi i Pogbas te United, mësoni shifrat ‘e çmendura’ të transferimit

Në pritje të zyrtarizimit të Paul Pogbas te Manchester Unitedi që do të jetë edhe blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit, Daily Express ka zbuluar shifrat e çmendura që Djajtë e Kuq do të shpenzojnë për të pasur shërbimet e 23-vjeçarit.

Në arkat e Juventusit do të shkojnë plot 133 milionë euro, shumë të cilës bardhezinjtë e patën të pamundur t’i rezistonin.

Vetë lojtari do të përfitojë 328 mijë euro në javë, e barazvlefshme me 1.2 milionë euro në muaj. Edhe pse marrëveshja duket praktikisht e mbyllur, United pritet ta zyrtarizojë vetëm pasi Pogba të kalojë me sukses vizitat mjekësore dhe të hedhë të zezën mbi të bardhë, transmeton SS.

Lexo po ashtu Përgjigja e Pogbas për tifozët e Juves, shokuese për blerësit e tij! (Video)

Kjo mund të ndodhë para ndeshjes mes Leicesterit dhe Manchester United për Superkupën e Anglisë që do të zhvillohet me 7 gusht.

Që pas finales së Evropianit, Pogba ndodhet me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka vizituar disa qytete si Miami, Los Angeles, Las Vegas dhe së fundmi New York.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Ndërkohë, i pyetur për blerjen e francezit, Jose Mourinho është shprehur se nuk mund të flasë për lojtarë që nuk kanë firmosur ende për Manchester United, por ka siguruar gjithashtu se Djajtë e Kuq kanë nevojë edhe për një blerje të madhe, që pa dyshim do të jetë mesfushori.

Exit mobile version