Kim Kardashian dhe Kanye West nuk po i kalojnë ditët më të mira në martesën e tyre.
Është spekuluar se ylli televiziv dhe familja e saj nuk janë të kënaqur me reagimet publike të këngëtarit, ashtu që janë duke shqyrtuar opsionin e shkurorëzimit.
Familja Kardashian madje është konsultuar me avokatë për të kuptuar pasojat e divorcit eventual të tyre.
Dhe ndërkohë që këto spekulime po vazhdojnë, 35-vjeçarja është shfaqur me një tjetër veshje që i vë në pah format e bujshme trupore.
Ndërkohë, fotoreporterët kanë thënë se West nuk kishte qeshur në asnjë moment gjatë kësaj daljeje të përbashkët. /Telegrafi/