Telegrafi

Derisa po shijon suksesin e këngës së re, Morena argëtohet në pishinë gjysmë e zhveshur

Morena Taraku është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit të titulluar “Swag”.

Kjo këngë e artistes shqiptare e lansuar javën e kaluar u mirëprit nga publiku dhe në YouTube ka mbledhur mijëra klikime.

Zeshkania në këtë ditë të nxehtë ka publikuar një fotografi në Instagram, e cila vjen tejet seksi nga ambientet luksoze të shtëpisë së saj në Stamboll.

E njëjta shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë linjat e saja trupore.

“Une i kam t’i don me i pas”, shkruan mes të tjerash ajo.

Lexo po ashtu Morena Taraku publikon këngën e re "Swag", e cila flet për jetën e saj luksoze

Para publikimit të këtij projekti, këngëtarja Taraku ka potencuar se ky shkon për të gjithë ata që besojnë se nuk di të këndojë.

Ndryshe, Morena tash e një kohë është zhvendosur në Turqi, ku edhe po e zhvillon karrierën e saj. /Telegrafi/