Morena Taraku është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit të titulluar “Swag”.
Kjo këngë e artistes shqiptare e lansuar javën e kaluar u mirëprit nga publiku dhe në YouTube ka mbledhur mijëra klikime.
Zeshkania në këtë ditë të nxehtë ka publikuar një fotografi në Instagram, e cila vjen tejet seksi nga ambientet luksoze të shtëpisë së saj në Stamboll.
E njëjta shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë linjat e saja trupore.
“Une i kam t’i don me i pas”, shkruan mes të tjerash ajo.
Para publikimit të këtij projekti, këngëtarja Taraku ka potencuar se ky shkon për të gjithë ata që besojnë se nuk di të këndojë.
Ndryshe, Morena tash e një kohë është zhvendosur në Turqi, ku edhe po e zhvillon karrierën e saj. /Telegrafi/