“Deja Vu” është një nga projektet më të reja të lansuara nga këngëtarja Orhidea Latifi në bashkëpunim me reperin e njohur, Lyrical Son. Ky projekt i dyshes u mirëprit nga publiku dhe vetëm për një javë ka grumbulluar afro pesë milionë shikime.
Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge, artistja i ka filluar pushimet bashkë me miket e saj më të ngushta, gjersa ka sjellëdisa imazhe në rrjetet sociale.
Në llogarinë e saj personale, Instagram, Kida ka publikuar disa fotografi dhe video, e cila tregon se po argëtohet pafund.
Theksojmë se ky është projekti i parë i publikuar nga Kida pas largimit nga labeli “On Records”, pjesë e të cilit ishte për dhjetë vite. Ajo tashmë është pjesë e “AVD Digital”, ku ka hapur edhe kanal të ri në YouTube.
Orhidea konsiderohet të jetë një prej yjeve të reja më të mira shqiptare me hite të shumta ndër vite. /Telegrafi/