Site icon Telegrafi

Derisa po shijon suksesin e albumit të ri, Rina Balaj merr vëmendje me një pozë provokuese në fustanin e bardhë

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Ajo tashmë ka publikuar këngët e plota të albumit të ri të quajtur, “Balerina”.

Dhe reperja nga Istogu, Rina Balaj, derisa po shijon suksesin e këtij projekti ka publikuar edhe disa imazhe të reja në rrjetet sociale.

Fjala është për një fotografi provokuese ku shfaqet me fustan të bardhë të shkurtër të hapur nga pjesa e përparme.

“Sativa”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi duke iu referuar njërës prej projekteve të reja.

Lexo po ashtu Publikohen këngët e plota të albumit të ri "Balerina" të Rinës

Komplimentet kanë qenë të shumta në hapësirën për komente teksa ka mbledhur mijëra pëlqime.

Edhe kjo pozë duket të jetë realizuar në Greqi, ku po qëndron prej disa ditësh së bashku me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

Albumi theksojmë se përmban gjithsej 10 këngë, në mesin e të cilëve edhe dy bashkëpunime: “ChaCha” me Sin Boy dhe “Blue” me DJ Amelia. /Telegrafi/

Exit mobile version