Capital T para pak ditëve e ka sjellë një version të ri, të përpunuar të hitit të dikurshëm të bendit “TNT”, “200 ditë”.
Ky version i ri i Trim Ademit u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë ka grumbulluar mbi një milion shikime në YouTube .
Kapo përderisa është duke e shijuar suksesin e kësaj kënge bën të ditur se është duke punuar në projektin e ri. “200 ditë i ka bërë një milion, unë jam në proces të këngës tjetër”, ka shkruar ai në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.
Trimi nuk ka dhënë detaje më të hollësishme, por rëndom ndodh që projektet e tij të shndërrohen menjëherë në hite.
Ndërkohë, fansat u bënë kureshtarë për të mësuar nëse do të vijë me ndonjë bashkëpunim apo me këngë solo, gjë që pritet të mësohet në vazhdim. /Telegrafi/