Site icon Telegrafi

Derisa po lidhet me një kalim te Interi, Lukaku thotë se Conte është trajneri më i mirë në botë

Romelu Lukaku (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Romelu Lukaku ka bërë të ditur se do t’i pëlqente bashkëpunimi me Antonio Conten te Interi dhe madje e ka quajtur italianin “trajneri më i mirë në botë”.

Sulmuesi belg është pjesë e Manchester Unitedit në dy sezonet e fundit që prej transferimit nga Evertoni me kërkesë të Jose Mourinhos në verën e vitit 2017.

Megjithatë, ai ka dështuar të bëjë emër në Old Trafford, përkundër se i ka shënuar 42 gola në 96 paraqitje me Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Lukaku thotë se e ka marrë vendimin për të ardhmen, Serie A mbetet ëndrra e tij

Unitedi dëshiron ta ristrukturojë skuadrën, ndërsa Lukaku është në mesin e atyre që mund të largohen, teksa Interi ka dalë si opsion për të qenë destinacioni i tij i ardhshëm.

Antonio Conte (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Conte ka shkuar te Interi, për mua ai është trajneri më i mirë në botë”, është shprehur Lukaku për Sportmediaset.

“Sa i përket të ardhmes time, unë e kam marrë një vendim që nuk mund ta tregoj publikisht për shkak të respektit për Manchester Unitedin, me të cilin kam akoma kontratë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version