Telegrafi

Derisa Marcelo po përballet me situatë të rëndë te Olympiacos, djali i tij ka nënshkruar me gjigantin evropian

Enzo Alves, djali i mbrojtësit legjendar të Real Madridit, Marcelo, nënshkroi kontratën e tij të parë me Real Madrid të shtunën (dje).

Marcelo është lojtari më i dekoruar i Los Blancos i të gjitha kohërave, pasi ka fituar 25 tituj në Bernabeu.

Pasi iu bashkua mbretërve nga Fluminese në vitin 2006, mbrojtësi i majtë vazhdoi të realizonte 546 paraqitje gjatë 16 viteve në klub.

Marcelo u largua në verë, pasi e udhëhoqi Real Madridin drejt titullit të tij të pestë të Ligës së Kampionëve si kapiten i klubit – megjithëse ai u paraqit vetëm 18 herë në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Mbrojtësi i majtë iu bashkua Olympiakos në Greqi, por ai ka luajtur vetëm 121 minuta futboll për klubin e tij të ri deri më tani.

Dhe djali i tij, Enzo Alves, mund të ndjekë hapat e tij pasi nënshkroi kontratën e tij të parë me klubin të shtunën.

Alves është një sulmues për skuadrën U-13 të La Fabricas dhe vlerësohet shumë në akademinë e Real Madridit.

Ai thuhet se është zhvilluar ndjeshëm gjatë muajve të fundit dhe është një sulmues i fortë fizikisht, me ritëm dhe fuqi të madhe.

Alves dihet gjithashtu se është klinik para portës dhe është fotografuar duke realizuar “SIU-në” e famshme të Cristiano Ronaldos.

Mbetet për t’u parë se sa do të zhvillohet ai, por Marcelo dhe gruaja e tij ishin të pranishëm për nënshkrimin e kontratës së tij të parë me klubin në atë që është padyshim një moment krenarie për familjen. /Telegrafi/