Ditë më parë, Melinda Ademi e paralajmëroi këngën e re, të cilën do ta publikojë të dielën (15 dhjetor).
Kënga e re mban titullin “Karma” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërkohë që reperja i ka publikuar disa imazhe duke u dhënë ide fansave të saj se si do të duket në videoklipin e ri.
Ajo ka vazhduar të publikojë fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat shfaqet e mrekullueshme.
Melinda shfaqet me kostum të kaltër në formë të brendshmesh që e ka kombinuar edhe me çizme të gjata me ngjyrë të njëjtë.
“Shihemi të dielën”, është përshkrimi i shkurtër i fotografisë, duke iu referuar ditës së publikimit të këngës së re. /Telegrafi/