Mbrëmja e të premtes ka qenë ‘zjarrr’ për shumë persona që ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej. Kjo pasi Daddy Yankee kishte zgjedhur si vend për koncertin e tij Tiranën dhe këngëtarët shqiptarë që performuan para se ai të ngjitej në skenë ishin Ledri Vula dhe Enca. Dyshja ndezi atmosferën duke performuar hitet e tyre.
Një prej hiteve të këngëtares shqiptare, Enca, është edhe ajo në bashkëpunim me reperin Noizy, “BowDown”.
Me siguri ju kujtohet kur Noizy performoi në Sheshin Skënderbej para një viti dhe teksa performoi këngën “Boë Doën”, kishte thënë: “Enca na vjen nga mbrapa”.
Po ashtu, siç transmeton INTV, ai e kishte përfunduar këngën me një tjetër koment rreth këngëtares.
“Enca duhet të jetë tek 15 katëshi tani, me snajper, gati për sulm”, kishte thënë reperi duke qeshur reperi.
Mirëpo, edhe Encës i ka ardhur radha që ta komentojë Noizyn në mënyrën e saj.
Derisa po këndonte me publikun këngën “Bow Down”, ajo e përfundoi me fjalët: “Jeni më të mirë se Noizy!”. Fjalët e saj mund t’i dëgjoni videon e siguruar nga inlife.al.