Telegrafi

Derisa gazetari i CNN-it po raportonte nga një qytet në Ukrainë, bombat ruse shpërthejnë shumë afër tij

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt, kurse luftimet më të ashpra aktualisht po zhvillohen në Donbas.

Forcat ruse së fundmi kanë marrë nën kontroll Luhanskun, dhe tani janë nisur drejt Donetskut – dy rajone që e përbëjnë Donbasin, transmeton Telegrafi.

Gazetari i CNN-it, Phil Black, ka vizituar Siverskun, qytet i vogël në kufi me Luhanskun, ku po zhvillohen luftime të mëdha.

Derisa po raportonte për banorët e atjeshëm që po marrin ndihma ushqimore, dhe nga çasti në çast pritet ardhja e forcave ruse, gazetari amerikan ishte dëshmitar i bombardimeve të vazhdueshme që ndodhnin atje.

Lexo po ashtu Klitschko: Dhënia e një pjese të territorit nuk është opsion, do të ndiheshim të tradhtuar nga partnerët po të na kërkohej diçka e tillë

Në një moment në afërsi të tij shkrepen disa bomba, për të cilat ai thotë se janë ruse dhe binin në zona e banuara – kryesisht nga civilët.

Më poshtë gjeni videon ku shihen qytetarët që duket sikur ishin mësuar me bombardimet, pasi shpërthimet nuk u bënin përshtypje fare – madje as grave e fëmijëve që mblidheshin për të marrë ndihmat që u vinin nga Kryqi i Kuq. /Telegrafi/