Telegrafi

Derisa flitet për kalimin e Mouras te Chelsea, vëmendja e faqeve rozë është te gruaja e tij (Foto)

Mediat janë duke spekuluar se Chelsea do ta transferojë Lucas Mouran në afatin kalimtar të janarit, ndërsa faqet rozë janë duke i kushtuar vëmendje gruas së tij.

Nëse ylli brazilian kalon nga Paris Saint-Germaini në Londër, atë do ta shoqërojë edhe partnerja e tij e bukur, Larissa Saad.

(Foto: Instagram/lariisaad)

Zeshkania atraktive numëron mbi 143 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon shumë fotografi të përbashkëta më anësorin 25 vjeçar.

(Foto: Instagram/lariisaad)

Mirëpo, më së shumti vëmendje kanë tërhequr imazhet, në të cilat ajo ka pozuar me bikini, por edhe ato nga daljet e ndryshme apo nga pushimet.

(Foto: Instagram/lariisaad)

Larissa në javën e kaluar solli në jetë djalin e çiftit, të cilin e kanë pagëzuar Miguel.

(Foto: Instagram/lariisaad)
Lexo po ashtu Marquinhos dhe Moura bëhen prindër, nëntë muaj pas triumfit ndaj Barcës (Foto)

Ndërsa në profilin e saj në Instagram nuk kanë munguar edhe fotografitë, në të cilat ajo kishte pozuar gjatë shtatzënisë.

(Foto: Instagram/lariisaad)

Kujtojmë që Moura ka nënshkruar për PSG-në në vitin 2012 nga Sao Paulo për afro 42.5 milionë euro. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/lariisaad)

 

(Foto: Instagram/lariisaad)

 

(Foto: Instagram/lariisaad)