Mediat janë duke spekuluar se Chelsea do ta transferojë Lucas Mouran në afatin kalimtar të janarit, ndërsa faqet rozë janë duke i kushtuar vëmendje gruas së tij.
Nëse ylli brazilian kalon nga Paris Saint-Germaini në Londër, atë do ta shoqërojë edhe partnerja e tij e bukur, Larissa Saad.
Zeshkania atraktive numëron mbi 143 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon shumë fotografi të përbashkëta më anësorin 25 vjeçar.
Mirëpo, më së shumti vëmendje kanë tërhequr imazhet, në të cilat ajo ka pozuar me bikini, por edhe ato nga daljet e ndryshme apo nga pushimet.
Larissa në javën e kaluar solli në jetë djalin e çiftit, të cilin e kanë pagëzuar Miguel.
Ndërsa në profilin e saj në Instagram nuk kanë munguar edhe fotografitë, në të cilat ajo kishte pozuar gjatë shtatzënisë.
Kujtojmë që Moura ka nënshkruar për PSG-në në vitin 2012 nga Sao Paulo për afro 42.5 milionë euro. /Telegrafi/