Telegrafi

Derisa fansat po e presin këngën e re, Dafina publikon imazhe nga videoklipi

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/Dafina.Zeqiri)

Dafina Zeqiri e ka paralajmëruar këngën e re, e cila do të publikohet me videoklip.

“Fuego” lansohet sot (e hënë) ora 18, ndërsa pritet të pëlqehet nga fansat e këngëtares.

Për më shumë, edhe videoja muzikore do të jetë ‘e nxehtë’, pasi Dafina shfaqet në skena atraktive.

Dhe për t’i mbajtur fansat në pritje, ajo e ka publikuar pikërisht një fotografi që vë në pah asetet e saja.

‘Duffy’ ka pozuar në ujë e veshur me bikini të zeza, ndërsa ka vënë në plan të parë edhe pjesën e pasme të trupit.

Lexo po ashtu Lajmet për DAFINËN

Fragmente nga kjo skenë, këngëtarja kishte publikuar edhe më herët përmes imazheve të postuara në rrjetet sociale.

Dafina nuk ka sjellë materiale të reja muzikore qe një kohë dhe po përgatitet të lansojë diçka të pëlqyeshme edhe për tregun ndërkombëtar.

Kujtojmë se së fundmi ka qenë pjesë e videoklipit të French Montanas, “Famous”, që u publikua në fillim të këtij viti. /Telegrafi/