Site icon Telegrafi

Deri në ora 10 marrin pjesë 9.4% e votuesve në zgjedhjet në Tuz

Komisioni zgjedhor ka bërë të ditur se deri në ora 10 kanë marr pjesë vetëm 9.4 për qind e qytetarëve në zgjedhjet për Komunën e Tuzit.

Sipas Komisionit, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje pritet të rritet në orët e pasdites.

Siç raporton RTCG, përcjell Telegrafi, në zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion dhe kanë të drejtë vote 11,904 qytetarë.

Lexo po ashtu Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët kërkojnë komunën

Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Lexo po ashtu Zgjedhjet në Mal të Zi - Komuna Tuz pritet të drejtohet nga shqiptarët

Qytetarët Tuzi do të votojnë në 30 vendvotime deri në ora 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version