Site icon Telegrafi

Deri në fund të vitit, Polonia do të ndërpret importimin e naftës ruse

Polonia fillimisht ndërpreu importimin e qymyrit rus, ndërsa tani mëton ta bëjë të njëjtën me naftën, kështu të paktën ka pretenduar kryeministri i këtij vendi Mateusz Morawiecki.

Morawiecki tha gjatë një konference për media, se ka zvogëluar varësinë nga nafta ruse gjatë javëve të fundit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ish-komandanti i NATO-s: Nuk ka paqe në Evropë derisa Putini është në pushtet

Ai gjithashtu ka zbuluar planet për ndërprerjen e importimit të gazit rus – duke i bërë thirrje vendeve evropiane që të ndjekin hapat e tij.

Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia gjithashtu ndaluan importimin e naftës ruse, pasi trupat e Kremlinit filluan pushtimin e Ukrainës gjatë 24 shkurtit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version