Site icon Telegrafi

I dërguari i Trumpit zbulon se cili është problemi më i madh i negociatave mes Zelenskyt dhe Putinit

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, si dhe për Rusinë dhe Ukrainën, Steve Witkoff, tha se problemi më i madh në zgjidhjen e luftës ruso-ukrainase është çështja e Krimesë dhe “katër rajoneve” ku Rusia ka mbajtur referendume të paligjshme për aneksim.

Ai ka qenë i ftuar në një podcast të Tuckeri Carlsons, ku ka folur për negociatat për armëpushim në Ukrainë.

Trump tregon se për çka po negociojnë momentalisht Ukraina dhe Rusia
Lexo po ashtu Trump tregon se për çka po negociojnë momentalisht Ukraina dhe Rusia

Me “katër rajonet” që ai beson se do të paraqesin problem në negociata, Witkoff ka parasysh rajonet e përkohshme të pushtuara të Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporozhzhias. Sipas tij, shumica e popullsisë në këto rajone fliste rusisht dhe donte të bashkohej me Federatën Ruse.

Witkoff gjithashtu ka theksuar se këto territore të pushtuara të Ukrainës “kanë qenë gjithmonë një problem”.

Steve Witkoff’s Critical Role in Negotiating Global Peace, and the Warmongers Trying to Stop Him

“E dini, askush nuk donte të fliste për këtë. Ky është një lloj elefanti në dhomë. Një tjetër ‘elefant në dhomë’ janë çështjet kushtetuese në Ukrainë lidhur me atë se çfarë mund të pranojnë në lidhje me humbjen e territoreve. Rusia kontrollon këto shtete. Pyetja është, a do ta pranojë bota se këto territore janë ruse? A do të mund Zelensky të mbijetojë politikisht nëse e pranon këtë? Ky është problemi kryesor i konfliktit”, tha Witkoff.

I dërguari i Trumpit gjithashtu mendon se Rusia nuk dëshiron të absorbojë të gjithë Ukrainën, sepse “ka marrë atë që ka dashur”.

Më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se Ukraina mban qëndrimin që nuk do t’i pranojë territoret e pushtuara si të Rusisë. Ndërkohë, zyrtarët perëndimorë mendojnë se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka ndërmend të bëjë lëshime për çështjet e territoreve, forcave paqeruajtëse dhe neutralitetit të Ukrainës.

Pse Trump po këmbëngul në një paqe të shpejt në Ukrainë?
Lexo po ashtu Pse Trump po këmbëngul në një paqe të shpejt në Ukrainë?

Witkoff ka shtuar gjithashtu se Ukraina nuk do të mund të bëhet anëtare e NATO-s për shkak të qëndrimit të Uashingtonit dhe Moskës për këtë çështje ndërsa këtë e ka pranuar “de facto” presidenti ukrainas.

Witkoff ka theksuar se aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime për mundësinë që Ukrainës t’i jepen garanci të sigurisë të ngjashme me nenin 5 të Kartës së NATO-s, si SHBA dhe vendet evropiane, por pa anëtarësim formal në Aleancë.

“Kjo çështje mbetet e hapur për diskutim të mëtejshëm, por mendoj se do të pranohet: nëse ka një marrëveshje paqeje, Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Witkoff. /Telegrafi/

Exit mobile version