I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, tha se lideri amerikan do të ketë një bisedë telefonike me Vladimir Putin këtë javë.
Duke folur në CNN, Witkoff tha se Trump është “i përfshirë në çdo aspekt dhe dimension të diskutimeve”.
Witkoff, i cili pati një takim me Putin të enjten, tha se biseda ishte “pozitive”, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se SHBA është “në diskutime” me vendet evropiane dhe Rusinë, për katër rajonet e Ukrainës që Rusia pretendon.
“Unë pres që do të ketë një telefonatë me të dy presidentët këtë javë”, shtoi Witkoff. /Telegrafi/
Special Envoy @SteveWitkoff tells @JakeTapper his hours-long meeting with Vladimir Putin was “a solutions-based discussion” and says he expects there will be a call between Trump and Putin this week. pic.twitter.com/kVgM7uaziC
— State of the Union (@CNNSOTU) March 16, 2025