Ukrainasit kanë njoftuar se Rusia ka filluar për herë të parë të përdorë robotët në fushëbetejë – duke i shndërruar në armë vdekjeprurëse siç është montimi i sistemit të raketahedhësve.
Megjithatë kjo lëvizje e tyre ka marrë një përgjigje të fuqishme nga ushtria ukrainase që nuk qëndroi duarkryq ndaj kësaj lëvizje të Kremlinit, që në Moskë menduan se do t’i “nxjerrë nga balta” në luftën në Ukrainë që ishin të bindur se do ta fitojnë për pak javë, transmeton Telegrafi.
Këta robotë ishin dërguar në afërsi të Bakhmutit në lindje të Ukrainës, ku disa prej tyre kishin të montuar granatahedhës dhe mitraloza të kalibrit të madh.
Ishte Brigada e 53-të e Mekanizuar e ushtrisë ukrainase që i lokalizoi dhe i sulmoi me dronët kamikaz, që ishin mbushur me eksploziv.
Shumica e këtyre robotëve janë hedhur në erë që në goditjen e parë, kurse dërgimi i tyre në territorin ukrainas duket se nuk ishte menduar mirë nga rusët – duke menduar se nuk do të gjurmohen apo vërehen nga operatorët e dronëve. /Telegrafi/
‼️The occupiers began to use ground robotic platforms with an AGS-17 automatic grenade launcher.
Both were destroyed with the help of FPV drones of the 47th assault UAV Brigade.
So far, these are isolated cases of the Russians using such a technique. pic.twitter.com/pWVe9zzy6l
— Ukraine War Now ✙ (@uarealitynow) March 30, 2024