Derisa pushtimi i Ukrainës vazhdon, zëvendëskryeministri i vendit ka nisur një mbledhje fondesh për riparimet e infrastrukturës – me një thirrje ironike për donacione ‘për të dërguar presidentin rus Vladimir Putin në Jupiter’.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mykhailo Fedorov, i cili është gjithashtu ministër i transformimit dixhital, shkroi në Twitter: “Të gjithë duan që Putini të vdesë. Derisa të ndodhë kjo, ne u japim ukrainasve dhe gjithë botës një mundësi unike: për ta dërguar Putinin në Jupiter. Dhuroni 2.99 dollarë për një raketë. Të gjitha fondet do të jepen për restaurimin e infrastrukturës së shkatërruar”.
Pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt dhe tashmë ka shkaktuar dëme të rënda në infrastrukturë dhe ndërtesa civile. /Telegrafi/
Everyone wants Putin to die. Until this happens, we give Ukrainians and the whole world a unique opportunity: to send Putin to Jupiter. Donate $2.99 for a rocket. All funds will be directed to the restoration of the destroyed infrastructure! https://t.co/rgovgICteq pic.twitter.com/hFi5i9wdvy
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) March 1, 2022