Telegrafi

Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Lipjanit

Foto: Arkiv

Një person është dërguar të mërkurën pa shenja jete në emergjencën e Lipjanit. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:55 në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga  mjeku kujdestar është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/