Një person është shoqëruar në stacionin policor për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.
Rasti ka ndodhur në komunën e Lipjanit.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartëcekur. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/