Site icon Telegrafi

Dërgohet në mbajtje personi që tentoi ta sulmoj kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i cili ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se këtë vendim e ka marrë prokurori i rastit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo po ashtu Tensionohet situata në 'Ismail Qemali', një qytetar tenton ta pengoj ekipin e SBASHK-ut

Ndryshe dje në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të mbledhjes ka tentuar ta sulmoi , fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Tensionet në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, kanë vazhduar edhe jashtë saj, ku një qytetar është konfrontuar me një mësimdhënës të kësaj shkolle.

Qytetari ka kërkuar që të zhvillohet mësimi normalisht, kurse mësimdhënësi e ka kundërshtuar atë duke i thënë se Sindikata e Arsimit e ka organizimin e tyre.

Tërë këto pakënaqësi kanë ardhur si pasojë e grevës që po vazhdon të mbahet në arsim që nga 25 gushti i këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version