Site icon Telegrafi

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Foto: Ilustrim

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe postimeve kërcënuese për dhunë në emër të grupit të quajtur “Brigada Sever” në rrjetet sociale.

I dyshuari M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004) është arrestuar të premten në Zveçan.

Lexo po ashtu Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

E sot Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version