Një ngjarje tragjike ndodhi sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.
Babai vrau djalin, në rrugën ‘Ndue Perlleshi’’, teksa me të marrë informatën policia arritën në vendin e ngjarjes.
Po ashtu edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të cilët kanë larguar trupin e viktimës për Institut.
Mësohet se i vrari është Albert Krasniqi, ndërsa dorasi është babi i tij, Skënder Krasniqi.
Policia ka konfirmuar se Krasniqi është arrestuar dhe është konfiskuar arma e përdorur në rast.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”.
Për rastin në fjalë ka folur edhe prokuroria, por nuk ka dhënë detaje të reja për ngjarjen.
“Prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar “Vrasje e rende”. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në bashkëpunim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.
Ata janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Kaia.
Motivet e vrasjes ende mbesin të paqarta. /Telegrafi/