Site icon Telegrafi

Dërgohet në emergjencë një person pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person është dërguar në emergjencë pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, mirëpo sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:40, në Suharekë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore.

“Raportohet se është dërguar në emergjence viktima mashkull kosovar, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version