Site icon Telegrafi

Dërgohen të gjithë në ‘Dhomën e Dënimit’ për shkak të zgjimeve të vona – banorët tentojnë ta qetësojnë Fifin

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, po vazhdon të ketë zhvillime të mëdha.

Gjatë ditës së sotme (e diel), ‘Vëllai i Madh’ ka dënuar të gjithë banorët për shkak të zgjimeve të vona.

Me këtë rast, përmes një zarfi të ri u bë e ditur se banorët do qëndrojnë në ‘Dhomën e Dënimit’ deri në një afat të pacaktuar.

Kjo duket t’i ketë shqetësuar disa nga banorët e më së shumti këngëtaren e njohur, Filloreta Raçin-Fifin.

Artistja nga Ferizaj është ulur në një qosh të dhomës, gjersa ngushëllohet nga Semi, Donaldi e Beatrix Ramosaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Të njëjtit do qëndrojnë në këtë dhomë derisa t’i kumtohet lajmi nga ‘Vëllai i Madh’, duke marrë parasysh që vazhdimisht po thyejnë rregullat.

Ata duhet t’iu përshtaten kushteve që janë aty dhe që të mos marrin asgjë nga jashtë.

Theksojmë që të premten, banori që u largua nga Big Brother VIP ishte ish-futbollisti, Granit Cana. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version