(E plotësuar) Si pjesë e një marrëveshjeje të fundit të ndërmjetësuar nga Turqia, anija e parë që transportonte drithëra ukrainas është nisur nga porti i Odessa për në Liban.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e ngarkuar me misër, anija e ngarkesave me flamur të Sierra Leone u largua nga Odessa të hënën në mëngjes, siç u ra dakord nga palët e marrëveshjes, tha në një deklaratë Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Anija mbante 26,000 ton misër, sipas ministrit të infrastrukturës të Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.
Razoni është ndërtuar në vitin 1996 dhe ka përmasa 186 metra gjatësi dhe 25 metra gjerësi. /Telegrafi/
Dërgesa e parë e drithërave të Ukrainës pritet të niset sot nga Odessa
Një anije e ngarkuar me grurë do të largohet nga porti ukrainas i Odesa-s për herë të parë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë turke të mbrojtjes.
Një lajm i tillë vjen pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të rihapur portet e Detit të Zi për të rifilluar eksportet e drithërave – dërgesat e nevojshme për të lehtësuar një krizë globale ushqimore në rritje.
Anija e ngarkesave me flamurin e Sierra Leone është e ngarkuar me misër dhe do të niset nga porti i Odesa të hënën për të shkuar në Liban, tha ministria turke e mbrojtjes.
Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje të veçanta me Turqinë dhe OKB-në, duke i hapur rrugën Ukrainës – një nga shportat kryesore të bukës në botë – për të eksportuar 22 milionë tonë drithë dhe mallra të tjera bujqësore që kanë ngecur në portet e Detit të Zi për shkak të konfliktit.
Ndërkohë anije të tjera pritet të nisen nga portet e Ukrainës përmes korridoreve të sigurta në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll.
Marrëveshja synon të lejojë kalimin e sigurt të dërgesave të grurit brenda dhe jashtë Odesa, Chornomorsk dhe portin e Pivdennyi.
Shumë njerëz në rajonet më të varfra të botës mbështeten në dërgesat nga Deti i Zi për ushqim.
Moska ka mohuar përgjegjësinë, duke fajësuar sanksionet perëndimore për ngadalësimin e eksporteve të saj të ushqimit dhe plehrave dhe Ukrainën për minimin e porteve të saj në Detin e Zi. /Telegrafi/