Telegrafi

Derby d’Italia në gjysmëfinale të Kupës – formacionet zyrtare

Në Allianz Stadium zhvillohet sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit.

Dy skuadrat rivale do të përpiqen të marrin rezultat të mirë në takimin e parë të Derby d’Italia, në mënyrë që t’i kenë gjërat më të qarta para ndeshjes kthyese që zhvillohet më 26 prill në Giuseppe Meazza.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi, të cilët i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Juventusit: Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di María; Vlahovic

Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.


Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën ndërmjet Cremoneses dhe Fiorentinas. /Telegrafi/