Interi dhe Milani janë të gatshëm të bëjnë luftë në tregun e transferimeve përsëri verën e ardhshme për mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal.
Sipas edicionit të sotëm të gazetës Tuttosport, ish-mesfushori i Juventusit mund të kthehet në kampionatin italian, Serie A.
Gazeta me bazë në Torino sugjeron se Interi ishte gati të ofrojë 60 milionë euro kilianin, por kishte për të zvogëluar strategjinë e transferimeve të tyre kur qeveria kineze mbylli investimet e huaja.
Vidalit iu propozua gjithashtu një kontratë me vlerë 7.5 milionë euro në vit, gjë që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadër.
Tuttosport gjithashtu pohon se Milan janë të interesuar në Vidalin dhe planifikojnë të shkojnë për të nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Ndërsa marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit me Bayern Munichun do të skadojë në 2019, verën e ardhshme çmimi i tij mendohet se do të bjerë në rreth 30 milionë euro.
Vidal kishte 124 ndeshje të luajtura Serie A, duke shënuar 35 gola dhe duke ofruar 22 asistime. /Telegrafi/