Milani dhe Interi do të rivalizojnë njëra-tjetrën për nënshkrimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Arturo Vidal, këtë verë.
Dy skuadrat nga Milano pritet të kenë një Derby della Madonnina të dielën mes tyre, por rivalizimi i tyre kalon edhe përtej fushe.
Rossonerët dhe Nerazzurët pritet të kenë një derbi edhe në afatin kalimtar veror pasi kanë objektivin e njëjtë.
Sipas gazetës Tuttosport, ata do të rreshtohen sërish për Vidalin sapo afati kalimtar i transferimeve të rihapet në qershor.
Gazeta italiane shpjegon se Interi dhe Milani kanë filluar bisedimet me ish-yllin e Juventusit, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2019.
Vidal mund të konsiderohet i tepërt pasi që Bayern do të nënshkruajë me talentin gjerman të Schalkes, Leon Goretzka, i cili shihet si pasardhësi afatgjatë i kilianit.
30-vjeçari gjithashtu thuhet se është ‘i tronditur’ për mundësinë e kthimit në Itali, ku në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit.
Mesfushori kilian ka fituar tre Scudetto radhazi me Zonjën e Vjetër, para se të bashkohet me gjigantët gjermanë në vitin 2015. /Telegrafi/