Chelsea mund të pengojë më tej emërimin e Maurizio Sarrit te Juventusi pasi raportet thonë se Derby County i ka ofruar Frank Lampardit një kontratë të re.
Situata është duke u zvarritur për një muaj dhe Juventusi nuk mund të punësojë zyrtarisht Sarrin derisa ta ndërpresë kontratën ekzistuese me pëlqimin e ndërsjellë.
Kjo po del të jetë shumë më e vështirë se që pritej, me raportet italiane që pretendojnë se Chelsea do ta lirojë atë për 1.1 milion funte në kompensim, ndërsa burimet angleze thonë nga 5 deri në 10 milionë.
Një kontratë dyvjeçare me opsion për një të tretë është gati për Sarrin në Juve, në vlerë prej gjashtë milionë euro në sezon.
Megjithatë, sipas mediumit The Telegraph, tani është shfaqur një problem tjetër, pasi Derby County i ka ofruar një marrëveshje të re trajnerit Lampard, i cili është zgjedhja numër një për të zëvendësuar Sarrin.
Nëse gjigantët e Stamford Bridge nuk janë në gjendje të gjejnë një trashëgimtar të përshtatshëm, ata mund të përpiqen që ta mbajnë Sarrin në Londër.
Në fund të fundit, ai fillimisht kishte kërkuar një largim në mars, kur tifozët vazhdimisht e fyenin atë, edhe pse disa prej tyre kanë ndërruar mendim pasi ai i çoi ata në vendin e tretë në Ligën Premier dhe fitoi trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/