Në Giuseppe Meazza zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit.
Nerazzurrët janë pa të suspenduarit Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, derisa Bianconerët pritet ta nisin ndeshjen me Cristiano Ronaldo e Dejan Kulusevski në sulm.
Juve kërkon hakmarrje pas humbjes në Serie A, ndërsa gjasat janë të mëdha që në portë të startojë veterani Gianluigi Buffon.
⚽ Lo scontro verbale tra #Ibrahimovic e #Lukaku durante il derby di Coppa Italia#calcio #InterMilan #CoppaItalia pic.twitter.com/po2EnarQ5f
— RaiSport (@RaiSport) January 26, 2021
Antonio Conte do t’i qëndrojë besnik formacionit 3-5-2 duke i dhënë një tjetër shans Alexis Sanchezit në sulm me Lautaro Martinezin, derisa Christian Eriksen pritet të jetë në bankën rezervë.
Milan Skriniar, Stefan de Vrij e Alessandro Bastoni janë treshja e mbrojtjes, me Darmian e Ashley Young në krahë. Nicolo Barella, Marcelo Brozovic e Arturo Vidal do ta përbëjnë mesfushën.
Andrea Pirlo pritet të angazhojë në qendër të mbrojtjes Leonardo Bonucci dhe Matthijs de Ligt, derisa Danilo e Alex Sandro do të jenë mbrojtës krahu.
Juan Cuadrado, Rodrigo Bentancur, Arthur Melo e Weston McKennie do ta kompletojnë mesfushën në formacionin 4-4-2.
Formacionet e mundshme
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, Sanchez.
Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Arthur, McKennie; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.
/Telegrafi/