Kanë përfunduar edhe ndeshjet e javës së dytë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja kryesore u zhvillua në Gjilan, ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit e që përfundoi me fitoren e vendasve 2:1.
Gjilani kaloi në epërsi me golin e sulmuesit Isa Eminhaziri me fillim të pjesës së dytë.
Ndërkohë kampionët në fuqi barazuan rezultatin në minutën e 85-të nëpërmjet Besnik Krasniqit i cili u shërbye mirë nga Mentor Zhdrella.
Golin e fitores Gjilani e arriti dy minuta para fundit të ndeshjes me anë të super lojtarit të tyre Betim Haxhimusa që ndezi atmosferën në Gjilan.
Kështu Gjilani shënon fitoren e parë këtë edicion në Superligë, ndërsa pas dy ndeshjeve në edicionin e ri Feronikeli mbetet pa fitore.
Fitore minimale ka shënuar edhe Trepça ’89 përballë Dritës.
Ishte minuta e 81-të kur vendasit fituan një penallti dhe kapiteni Shpëtim Idrizi ishte i saktë duke shënuar golin që kishte vlerën e tri pikëve.
Besa golin e parë e arriti në minutën e fundit të pjesës së parë.
Pas një aksioni të bukur ishte mbrojtësi ferizajas Mirsad Idrizi që ka shënuar në portën e tij për 1:0.
Ndërkohë për 2:0 pejanët realizuan në minutën e 59-të nëpërmjet Qemajl Elshanit i cili u asistua nga Përparim Osmani.
Llapi ka shënuar fitore minimale 2:1ndaj Trepçës. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Florim Bërbatovcit, ndërsa mysafirët barazuan në minutat e fundit të ndeshjes me anë të Emin Baliqit, por Sinani shënoi në minutat shtesë për fitoren e Llapit.
Ndërkohë ndeshja mes Hajvalisë dhe Drenicës përfundoi me fitoren e mysafirëve 1:0 falë golit të Drilon Osmanit në fund të takimit.
Gjilani – Feronikeli 2:1
Trepça ’89 – Drita 1:0
Llapi – Trepça 2:1
Besa – Ferizaj 2:0
Hajvalia – Drenica 0:1