Joan Jordan është njëri nga mesfushorët më të mirë të Sevillas në vitet e fundit.
Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer me fanellën e klubit andaluzian dhe ka zgjuar interesimin e dy skuadrave të mëdha italiane, Milanit dhe Interit.
26-vjeçari iu bashkua Sevillës në vitin 2019 nga Eibar dhe që nga ajo kohë është futbollisti kryesor në mesfushë.
Jordan luan në pozitën e mesfushorit defensivë, por që ka bërë mjaftë mirë edhe në ofensivë.
Në 29 ndeshje zyrtare, ai ka shënuar edhe dy gola dhe ka bërë katër asistime.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Milan dhe Inter janë duke e përcjellë që një kohë të gjatë lojtarin.
Sevilla është e gatshme ta shes yllin e tyre nëse vije një ofertë e mirë, pasi për të kanë paguar vetëm 14 milionë euro dy vite e gjysmë më parë.
Klubi andaluzian synon që nga shitja e yllit të tyre të fitojë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/