Milani dhe Interi janë vënë në garë për shërbimet e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Javier Pastore.
Argjentinasi u transferua në Parc des Princes në vitin 2011 nga Palermo për 42 milionë euro dhe e njeh mirë futbollin italian.
Sipas L’Equipe, 27-vjeçari dëshiron të largohet nga klubi francez këtë verë dhe gjasat janë të mëdha që të kthehet në Serie A.
Trajneri i PSG-së, Unai Emery, dyshon në sakrifikimin e Pastores për skuadrën, prandaj po mendon për opsione tjera.
Pos klubeve milaneze, edhe skuadrat nga Liga Premier i duan shërbimet e tij. /Telegrafi/