Telegrafi

Derbi mes rivalëve të vjetër në ndeshjet e mbetura të javës së 11 dhe 15 në basketboll

(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën (nesër) do të zhvillohen dy ndeshje të mbetura në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Në kryeqytet do të përballen Sigal Prishtina dhe Peja, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, në sfidën e mbetur të xhiros së 15-të. Prishtinasit kanë 11 fitore e pesë humbje, kurse pejanët 12 fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Nesër do të zhvillohet edhe përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit, në kuadër të xhiros së 11-të. Ylli është në një formë të jashtëzakonshme me 11 fitore pas katër humbjeve që kishte në fillim, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe dhjetë humbje.


E mërkurë

Java 11

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

Java 15

19:00 Sigal Prishtina – Peja