Sergio Reguilon është huazuar këtë edicion te Sevilla nga Real Madrid për shkak hapësirave shumë të vogla.
Mbrojtësi i krahut të majtë është prodhim i akademisë së klubit, por që nuk ka pasur hapësirat e duhura tek Reali.
23-vjeçari ka treguar formë jashtëzakonisht të mirë te Sevilla, por nuk pritet të ketë të ardhme në Madrid pasi trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit në të.
E ardhmja e tij duket në Ligën Premier, ku ka një derbi londinez për t’i fituar shërbimet e tij.
Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat angleze që janë duke kërkuar shërbimet e Reguilon.
Interesim për reprezentuesin spanjoll ka shfaqur edhe gjiganti francez Paris Saint Germain pasi pritet të mbetet pa Layvin Kurzawan.
Reali nga ana tjetër është gati ta shes lojtarin, por këtë gjë nuk do ta bëjë për ndonjë ofertë më të ulët se 30 milionë euro.
Reguilon ka zhvilluar 25 ndeshje me fanellën e Sevillës ku ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/