Telegrafi

Derbi londinez për transferimin e Franck Kessies

Franck Kessie është njëri nga lojtarët kryesorë të Milanit këtë edicion së bashku me veteranin Zlatan Ibrahimovic.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po shkëlqen me Rossonerët, duke luajtur për mrekulli si në anën defensive ashtu edhe në ofensivë.

23-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asistime.

Këto statistika kanë bërë që Kessie të bëhet objektiv i dy skuadrave londineze, Arsenal e Tottenham Hotspur.

Mediat angleze kanë raportuar se dy ekipet e Londrës duan transferimin e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Kessie është pjesë e Rossonerëve që tri vite, kur iu bashkua nga Atalanta për një shumë mbi 30 milionë euro dhe vlerësohet shumë nga kuqezinjtë.

Por drejtuesit e Milanit janë gati ta lejojnë largimin e tij vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro, në të kundërt ai do të qëndrojë në San Siro.

Gjithsesi përveç Arsenalit dhe Tottenhamit, interesim për lojtarin ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain. /Telegrafi/