Telegrafi

Derbi londinez për shërbimet e Kessie

Franck Kessie (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Franck Kessie ka përfunduar në radarin e dy klubeve të njohura angleze, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka pasur paraqitje të mira që nga transferimi i tij te Milani para dy sezonesh nga Atalanta.

Paraqitjet e tij të mira dhe karakteri i treguar në mesin e fushës kanë bërë që Kessie të pëlqehet shumë nga klubet e njohura evropiane.

Lexo po ashtu Kessie do të nxirret në shitje, pesë skuadra e duan mesfushorin

Skuadrat nga Liga Premier mendohet të jenë më të interesuara për transferimin e mesfushorit të Milanit.

Kessie gjatë një aksioni ndaj Sassuolos (Foto:Getty Images)

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, klubet londineze, Chelsea dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për Kessie.

Rivalët e Ligës Premier mendojnë transferimin e mesfushorit, por vetëm gjatë afatit kalimtar të verës dhe jo tani në janar.

Foto: Getty Images

22-vjeçari mund ta sheh veten teksa largohet nga San Siro, por vetëm për shifrën që do t’i kënaqte drejtuesit e klubit italian.

Klubet që duan Kessien thuhet se duhet të paguajnë 40 milionë euro. /Telegrafi/