Franck Kessie ka përfunduar në radarin e dy klubeve të njohura angleze, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka pasur paraqitje të mira që nga transferimi i tij te Milani para dy sezonesh nga Atalanta.
Paraqitjet e tij të mira dhe karakteri i treguar në mesin e fushës kanë bërë që Kessie të pëlqehet shumë nga klubet e njohura evropiane.
Skuadrat nga Liga Premier mendohet të jenë më të interesuara për transferimin e mesfushorit të Milanit.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, klubet londineze, Chelsea dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për Kessie.
Rivalët e Ligës Premier mendojnë transferimin e mesfushorit, por vetëm gjatë afatit kalimtar të verës dhe jo tani në janar.
22-vjeçari mund ta sheh veten teksa largohet nga San Siro, por vetëm për shifrën që do t’i kënaqte drejtuesit e klubit italian.
Klubet që duan Kessien thuhet se duhet të paguajnë 40 milionë euro. /Telegrafi/